KreuStil Jetese

Pas binjakëve, këngëtari i njohur bëhet sërish baba

Enrique Inglesias është bërë baba për herë të tretë në fshehtësi të plotë. Partnerja e këngëtarit, ish-tenistja Anna Kournikova ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë pas binjakëve 2-vjeçar Lucy dhe Nicholas.

Lajmi i bukur është zbuluar nga vëllai i Enrique, Julio Iglesias Jr, në një intervistë të dhënë për radiotelevizionin kilian “ADN”.

‘Vëllai im tani ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur’, u shpreh ai.

Lajmi se Anna ishte shtatzënë filloi të qarkullonte vetëm pak ditë më parë në media, kur u fotografua me barkun e rrumbullakosur në një jaht teksa pushonte me partnerin e saj.

Ata kanë mbajtur gjithçka sekret sa i përket lindjes, edhe pse tashmë lajmi se 38-vjeçarja ka sjellë në jetë fëmijën e tretë u zbulua nga familjarë të tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF