Saimir Kodra ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij dhe mbrëmja e 11 shkurtit e ka gjetur në transmetim direkt të emisionit “Stop” në Tv Klan”.
Moderatori është surprizuar nga stafi i programit të njohur investigativ, të cilët krejt papritur i ka vendosur këngën e ditëlindjes dhe i kanë sjellë në studio tortën për të fryrë qirinjtë e këtij viti.
I zënë në befasi nga kjo surprizë, Saimiri vendosi të tregojë për të gjithë shikuesit vitin e tij të lindjes, duke lënë kështu të kuptohet edhe moshën e tij.
“Kam lindur në 11 shkurt 1974, hesapet bëjini vetë”- tha Saimiri i cili mbush 46 vjeç, dhe shumë prej viteve i ka kaluar në ekran.



















