Artiola Toska ka qenë një ndër këngëtaret e ftuara për të performuar në sheshin “Nënë Tereza” në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet.
Por ajo që u vu re ishte mungesa e këngëtares aq të dashur për publikun dhe kjo mungesë lidhet me një ngjarje të trishtë që i ka ndodhur Artiolës.
Siç ka mësuar Anabel.al, vetëm pak orë përpara nisjes së koncertit artstja e njohur ka humbur babin e saj. I ati i Artjolës prej kohësh vuante nga një sëmundje që e kishte detyruar atë të anulonte edhe koncertin recital që kishte planifikuar të mbante këtë muaj.



















