KreuStil Jetese

Talíse Beauty & Spa, Qëndra më Inovative e shëndetit dhe Trajtimit në Tiranë!

“Talíse, jo vetëm bukuri, por mbi të gjitha shëndet! Nga vetë origjina e fjalës Talíse, do të thotë ujëra të bukur, kuptimi vital i jetës, ku në fokus qëndron përkujdesja dhe përmirësimi i shëndetit fizik dhe psikologjik”.

Një ambjent i ngrohtë dhe mikpritës që të bën të ndjesh relaks…të tjerat ju ftojmë ti provoni vetë për ti besuar! Talíse Beauty &Spa, qëndra më inovative e relaksit ku gjejnë zbatim ritualet e traditave më të lashta për t’ju dhënë mirëqenie në mënyrën më të lehtë dhe më të natyrshme, të përkrahur nga profesionistët. Të gjithë avantazhet për të qenë perfekt!

Talíse Beauty &SPA ndodhet në zemër të Tiranës: një nga SPA më moderne dhe inovative me fokus dhomën e kripës dhe teknologjinë e fundit të lazerave, Soprano Titanium 2019. Laura, drejtuesja e qendrës Talíse ka qenë gjithmonë e apasionuar pas të bukurës dhe perfeksionizmit, gjë që u konkretizua më së miri me krijimin e Talíse. Ajo është diplomuar për Farmaci.

“Me hapjen e qëndrës Talíse, një ndër idetë e saj ishte edhe një dhomë shumë e veçantë, ajo e kripës! Terapia me kripë të thatë, ose haloterapia, është një terapi natyrale, e cila përdor mikro-grimca kripe për të nxitur një frymëmarrje më të mirë dhe e bën lëkurën më të shëndetshme”, tregon për Bordo, Laura. Terapia me kripë të thatë është një detoks natyral dhe trajton alergjitë, astmën, bronkitin, infeksionet bronkiale, sinusin kronik, dermatitet, psoriasis, kollën e duhanpirësit e deri tek stresi. Kripa copëzohet në grimca të vogla mikro nga halogjeneratori dhe më pas shpërndahet në dhomën e kripës. Seanca zgjat 30 minuta dhe këshillohen deri 20-30 për të pasur rezultate afatgjata.

Ata që e duan fjalën e fundit të shkencës për sa i takon lazerave, Talíse sjell Soprano Titanium 2019. Kjo pajisje e prodhuar nga Alma Lazer, lideri botëror i estetikës shëndetësore dhe kirurgjikale, ka si parim depilimin e përhershëm. Falë teknologjisë 3D, sistemit ftohës dhe përdorimit të 3 gjatësive të valëve, proçesi bëhet më i shpejtë, pa dhimbje dhe shumë efiçent. Soprano Titanium shkurton kohën e trajtimit me 40%!

Ambientet e Talíse Beauty & SPA kanë një interior modern, gërshetuar me ngjyrat e ngrohta të tokës që të bëjnë të ndjeshesh në relaks të plotë, duke ju ftuar të shijoni momente unike.

Mes shërbimeve të tjera, Talíse ofron edhe sektorin SPA, nga Sauna, dhoma e avullit, dushi emocional deri te jacuzzi. Po kaq unike janë edhe masazhet, ju mund të zgjidhni mes gamës së ofruar nga profesionistët; Mund të filloni me një masazh relaksues ose të vijoni me atë sportiv. Po kaq i preferuar është edhe masazhi Pinda Sweda, i cili ka efekte kurative, ndërsa më i kërkuari është masazh anti-celulit, i cili shoqërohet edhe me scrubin e trupit.

Për ata që duan aspektin estetik të fytyrës, ju mund të zgjidhni seanca hidratuese dhe balancuese, pastrimin e thellë, trajtimin antiage apo peeling, e deri tek seancat me radiofrekuencë, dermapen dhe mikro-dermoabrazion.

Të një cilësie të lartë janë edhe trajtimet e trupit. Onde Akustike, një risi në tregun  shqipëtar, është trajtimi i trupit me shock-ëave-terapy, me funksion dobësimin. Mes trajtimeve të trupit Talíse ofron presoterapi, trajtim me elektroda, radiofrekuenca, lipolazer, bendazh + preso për nxjerrjen e toksinave si dhe trajtim me alga.

Për vajzat dhe gratë që duan të ndihen të bukura deri në fund, Talíse ofron sektorin e parukerisë  me trajtimet e flokëve, make up, stilime dhe atë të manikyr-pedikyr, i cili ofron gjithashtu trajtime të duarve dhe të këmbëve.

Laura thekson se i kushton rëndësi të veçantë stafit duke i trajnuar vazhdimisht të zhvillojnë etikën dhe komunikimin me klientin, përpos trajnimeve dhe leksioneve në mënyrë që nga ana profesionale të jetë e zhvillimeve të fundit të estetikës dhe teknologjisë.

Talíse Beauty&Spa Editorial

Fotografia: Pirro Beati, Fani Aliko

Modele: Katerina Sheno

_______

Talíse Beauty&Spa

Rruga e Kavajës, pranë Qëndrës Globe

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF