Pak javë më parë Alketa Vejsiu u duk sikur u vendos kundër Marina e Luana Vjollcës për shkak se faqja e “Revista Class” shkroi me ironi për sheikët e Dubait, shkrime të cilat i referoheshin motrave të ekranit, të cilat në ato ditë gjendeshin me pushime në Dubai me partnerët e tyre.
Këto ngacmime u konsideruan të çuditshme duke qenë se Alketa Vejsiu ka pasur një raport tejet miqësor sidomos me Marina Vjollcën dhe bashkëshortine saj, Getoar Selimi, për shkak se ka qenë organizatorja e dasmës së çiftit.
Megjithatë, prezantuesja e njohur për herë të parë i ka dërguar një mesazh 29-vjeçares nga skena e e emisionit “Në kurthin e Piter Pan” në puntatën e parë të këtij sezoni. I ftuar në program të hënën ka qenë aktori i humorit Julian Deda, i cili është i angazhuar së bashku me Marinën në show-n “Klanifornia” në Tv Klan. Sapo hyri në studio, Juli e uroi Alketën për nisjen e emisionit ndërsa moderatorja përmendi Marinën duke i kërkuar që t’i bëjë të fala dhe zbuloi se do e ftojë në emision.
“Edhe ju urime dhe të lutem bëji të fala Marina Vjollcës. Do ta ftojmë edhe këtu. I ka dhënë shumë bukuri programit”, u shpreh Alketa.
Nuk dihet nëse mes dy prezantueseve ka pasur sqarim apo komunikim pas incidentit në rrjetet sociale, apo nëse Marina do ta pranojë ftesën e berë indirekt nga Vejsiu nga emisioni i fëmijëve.















Parashikimi i Horoskopit, datë 13 shkurt 2020

Veshjet perfekte për Shën Valentin!!!



