KreuStil Jetese

E VEÇANTË/ Njihuni me Miss Gjermaninë; 35-vjeçarja, nënë beqare dhe që nuk sfilon me bikini!

Ajo është “Miss Gjermani-a” e parë që ka një fëmijë, është beqare, punon si sipërmarrëse online dhe është zgjedhur triumfuese nga një juri e përberë vetëm nga gra.

Një konkurs i veçantë, pa një sfilatë me bikini pati kështu një fituese të denjë e cila siç thotë edhe vetë nuk ka ndërmend të ngjajë si një manekin.

Këtë vit, konkursi i bukurisë ka pasur rregulla të reja dhe kandidatet janë gjykuar në bazë të personalitetit të tyre. 16 finalistet, nga 160 pjesëmarrëse janë zgjedhur nga një votim online dhe kanë bërë disa trajnime, 21 ditë joga, seminare ndërgjegjësimi dhe leksione mbi sipërmarrjen. “Vajzat do të duhet të bëhen ambasadore të feminilitetit dhe të shpërndajnë mesazhe pozitive kudo ku shkojnë”– thuhet në faqen zyrtare të konkursit.

Kështu fituese është shpallur Von Hase, dikur Miss Schlesëig-Holstein, ia rrëmbeu titullin më të rejave në moshë si Miss Bavarisë 22-vjeçare e klasifikuara e dytë dhe miss Hamburgut 23-vjeç që fitoi vendin e tretë në kompeticion. Sa i përket moshës së konkurrenteve duhet thënë se ajo u rrit për herë të parë deri në 39 vjet dhe u hoq kushti se pjesmarrëset nuk duhet të ishin të martuara ose nëna me fëmijë.

Një rregull tjetër i artë i konkursit këtë vit: asnjë parakalim me bikini, por me rroba të zgjedhura nga vetë pjesëmarrëset. Fituesja, Leonie von Hase sfiloi vetëm me kostum me pantallona, duke i magjepsur të gjitha. Juria përbëhej vetëm nga gra, të zgjedhura nga bota e sipërmarrjes dhe sporteve.

Një tjetër risi e kompeticionit ishte edhe çmimi. Fituesja fitoi një kontratë të re pune dhe një makinë të re.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF