Zëri, i vogli i reperit Gjiko dhe prezantueses Elita Rudi feston sot ditëlindjen e parë.
Kjo ditë kaq e rëndësisshme për familjen e tyre është patjetër e mbushur me gëzim, emocion dhe shumë kujtime, një pjesë të të cilave mami Elita zgjodhi t’i ndajë me publikun e gjerë.
Duke nisur që nga sekondat e para të ardhjes në jetë, te gjumi në kraharorin e mamit, te shkelmat në bark, të qeshurat e pafajshme e kërcimi si një Gjiko i vogël, të gjitha këto momente na kanë ngrohur zemrën së bashku me fjalët e veçanta që prezantuesja i shkruan në ditëlindjen e parë të të birit.
“Urime ditlindjen shpirt i shpirtit ♥️
Dashuria ndaj femijes tend eshte e vetmja her qe ti e kupton qe fjalet jane shume te vogla dhe s’kane vlere te madhe per te shprehur dashurine qe ndjen mbrenda vetes!! Te don nana dhe babi sa me ska!!
E paq shendeti e dashurine gjithe jeten!
Urime Zëri jone♥️”