KreuStil Jetese

Pak para lindjes, fejohet aktorja e famshme!

Ky vit duket se do të jetë shumë i rëndësishëm për Jenna Deëan dhe Steve Lazee. Jo vetëm sepse çifti i njohur do të mirëpresë në jetë në pak ditën fëmijën e tyre të parë, por sepse ata sapo janë fejuar.

Lajmin e gëzuar e kanë ndarë me fansat vetë protagonistët në llogaritë e tyre në Instagram

 

 

A lifetime to love and grow with you…you have my heart ❤️

A post shared by Jenna Dewan (@jennadewan) on

“Një jetë për të dashuruar dhe rritur me ty. Ti ke zemrën time”, shkruan aktorja bashkëngjitur fotos ku shihet duke i dhuruar një puthje partnerit të saj, ndërsa sytë e të gjithëve u ‘gozhduan’ te unaza e diamantit.

Nga ana tjetër aktori e shoqëroi postimin e tij me fjalët:

 

 

When you wake in the morning I will kiss your face with a smile no one has ever seen. When you wake in the morning I will kiss your eyes and say it’s you I have loved all these years.

A post shared by Steve Kazee (@stevekazee) on

“Kur të zgjohesh në mëngjes, unë do të puth fytyrën tënde me një buzëqeshje që askush nuk e ka parë ndonjëherë. Kur të zgjohesh në mëngjes, unë do të puth sytë dhe do të them që, ti je ajo që kam dashur gjatë gjithë këtyre viteve.”

Në muajin Shtator, Jenna bëri të ditur se është në pritje të ëmbël dhe së bashku me aktorin u shprehën se ishin mjaft të lumtur që familja e tyre po zgjerohej.

39-vjeçarja është mama e një vajze 6-vjeçare, Everly, nga martesa e saj e parë me aktorin Channing Tatum, ndërsa tashmë po pret fëmijën e dytë me Kazee.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF