Prezantuesja Elita Rudi dhe bashkëshorti, reperi Gjiko festuan dje ditëlindjen e parë të djalit të tyre Zëri. Kjo ditë e rëndësishme për familjen e tyre bëri bashkë familjarë e miq të çiftit në një festë private të organizuar në një nga restorantet e njohura të Prishtinës.
Një sallë e tërë e dekoruar plot ngjyra, me personazhet më të dashur të të voglit, një ambient magjik, një ‘Ferrari’ dhuratë dhe torta me Teletubbies, janë vetëm disa nga fjalët kyçe të atmosfërës së mbrëmshme.
Familja e re ishin kombinuar më së miri për këtë ditë të veçantë. Ngjyra që mbizotëronte ishtë e bardha: mami Elita me fustan, Zëri nga koka te këmbët i veshur me Gucci kombinuar me babi Gjikon me këmishë e xhinse.
Një lum dhuratatsh kanë mbërritur për vogëlushin, por ajo që ka rrëmbyer më shumë vëmendjen ka qenë një makinë e kuqe ‘Ferrari” që duket se i ka pëlqyer shumë Zërit, që është parë i ulur aty pothuajse përgjatë gjithë festës.



Parashikimi i Horoskopit, datë 21 shkurt 2020




Pak para lindjes, fejohet aktorja e famshme!











Zara fillon shitjet online në Shqipëri

