KreuStil Jetese

Rihanna 32; Brenda festës së çmendur të ditëlindjes në Meksikë

Rihanna ka festuar dje ditëlindjen e saj të 32-të dhe ndonëse zakonisht ajo është shumë e zënë me angazhimet e saj të modës, biznesit të bukurisë dhe albumin e ri, ajo ia doli të marr pak pushim nga të gjitha këto për të festuar ditëlindjen.

Sipas fotove dhe videove që po qarkullojnë prej disa orësh në internet, ylli i muzikës e ka festuar ditëlindjen në Meksikë, të mërkurën në mbrëmje. Ajo ka qenë në praninë e familjarëve dhe disa prej miqve më të ngushtë në një restorant vnedas për një darkë që ka pasur thuajse gjithçka meksikane: vallëzim, mariachi, shotsa tekilash, etj.

Rihanna dhe të ftuarit e saj u ulën një tryezë të gjatë të bardhë dhe shijuan darkën e tyre ndërsa këngëtarët mariachi performonin për ndër të tyre.

Festa është zhvilluar si në ambientet e brendshme por edhe në të jashtmet e dekorime që përfshinin tollumbacet, tortat e vogla që mbanin mbishkrimin “Rih32”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF