Këngëtarja e njohur nga Kosova Yllka Kuqi është bërë nënë për herë të parë. Artistja, e cila vetëm pak ditë më parë konfirmoi shtatzëninë e saj, mësohet se ka sjellë në jetë një vajzë, që e ka quajtur Luiza.
Lajmi i bukur shtë konfirmuar për mediat nga gjyshërit e vogëlushes të cilët e kanë përshkruar momentin e ardhjes së saj në jetë si pjesën më të lumtur të jetës.
Nuk dihen nëse lindja ka ndodhur në Kanada, nga ku Yllka ka publikuar fotot e pak ditëve më parë.
Yllka Kuqi zgjodhi të konfirmoi shtatëzëninë në ditën e Shën Valentinit. Luiza e vogël është fryt i historisë së gjatë të dashurisë së artistes nga Gjakova me bashkëshortin Astrit Pallaska me të cilin është e martuar prej tetë vitesh.














Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 21 shkurt 2020




Stil Jetese
Pak para lindjes, fejohet aktorja e famshme!

