Kasti i “Friends” ka konfirmuar zyrtarisht rikbashkimin me anë të një postimi krejt spontan të Premten në Instagram, 16 vjet pas episodit përfundimtar të transmetuar në 2004-ën.
Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer dhe Lisa Kudrow të gjithë ndanë të njëjtën fotografi me të njëjtin përshkrim “Po ndodh”. Ata etiketuan në foto yjet e tjerë si dhe HBO Max.
Detaje të tjera mbi ribashkimin e 6 miqve të famshëm mbeten të fshehta, por kaq ka mjaftuar që e gjtihë bota të çmendet për këtë lajm të shumëpritur.
Rikthimi i “Friends” do të vijë së bashku me 236 episodet e tjera të “Friends”, ndërsa burime pranë kastit i kanë thënë “Variety” se secili prej 6 aktorëve përflitet të marrë të paktën 2.5 milionë dollarë. Ribashkimi special mund të vijë pranë publikut në muajin Maj.







Parashikimi i Horoskopit, datë 21 shkurt 2020




Pak para lindjes, fejohet aktorja e famshme!








