Maria Sharapova ka njoftuar tërheqjen e saj nga sporti i tenisit në moshën 32 vjeçare. Dikur numri 1 i botës ka vuajtur nga probleme kronike të shpatullës dhe ka rënë në vendin e 373 në renditjet e këtij sporti.
Në një shkrim emocional për “Vanity Fair”, Sharapova shkroi: “Si mund të lësh pas të vetmen jetë që ke njohur. Si mund të ecësh larg fushave ku je stërvitur që kur ke qenë fëmijë, larg lojës që të pëlqen, që të ka sjellë lot dhe gëzime të papërshkrueshme, një sport ku gjete një familje, së bashku me fansat që të kanë ndjekur për më shumë se 28 vjet?”
Ylli rus spikati në fushën e blertë në vitin 204 kur mahniti botën sportive duke fituar turneun e Wimbeldon në moshën 17-vjeçare, duke mposhtur numrin 1 të botës, kampionen Serena Williams.
Ajo ka fituar 5 Grand Slams në French Open 214. Ndonëse karriera e saj ka shkëlqyer gjithmonë, pati një shuplakë të madhe në Mars të 2016-ës kur rezultoi pozitive për meldonium, që e çoi në një largim 2-vjeçar të reduktuar në 15 muaj. Në një deklaratë të dhënë asokohe për “The Guardian”, rusja tha:
“Ndihesha e rënë në kurth, e mashtruar, por e kuptova që gjithçka duhej të bëja ishte të shpjegoja vetën. Meldonium ishte i ndaluar për katër javë. Për fat të keq, unë kisha shkelur pa dashje ndalimin për më pak se 28 ditë. Por shpejt kuptova se nëse nuk do ta fitoja çështjen time, do të mund të ndalohesha deri në katër vjet. Ky do të ishte fundi i karrierës time”.
Lëndimet në shpatull dhe në krah përgjatë 18 muajve të fundit e ‘detyruan’ Sharapovën të varë raketën e saj, pas kthimit në Los Angeles pas Australian Open-it të këtij viti ku humbi ndaj Donna Vekic në raundin e parë.
Rusja pati një ndikim të madhe edhe përtej fushës së tenisit. Sipas Forber, ajo ka qenë atletja me fitimet më të mëdha për 11 vite rresht falë marrëveshjeve të saj të sponsorizimit me firmat si Nike apo Evian.



















