Kylie Jenner dhe Travis Scott janë përfolur se i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë pak muaj më parë, ndonëse pas ndarjes ruajtën marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Prindërit e një vajze Stormi, që pak ditë më parë mbushi 2 vjeç, janë fotografuar këtë fundjavë në Woodland Hills në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shumë të afërt bashkë.
Më herët ata u panë edhe në festën e ditëlindjes së vajzës dhe madje u duk sikur mes tyre nuk kishte ndodhur asnjëherë një ndarje.
Sipas mediave ndarja mes Kylie-t dhe Travis erdhi për shkak se secili prej tyre kishte qëllime të tjera. Nëse 22-vjeçarja dëshironte të zgjeronte familjen, reperi nga ana e tij donte të ndiqni karrierën e tij muzikore.