Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, modelja e njohur Adrola Dushi mendohet se ka nisur një romancë të re dashurie.
Sipas zërave të fundit, Adrola thuhet se ka gjetur dashurinë në Kosovë dhe mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën nuk është i panjohur për publikun.
Magazina.al, ka mësuar se Adrola Dushi, e cila konsiderohet si femra më e bukur shqiptare, është në lidhje me ish-kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.
Burime të aferta me çiftin kanë treguar për Magazina.al, se dyshja tashmë ka kohë që janë në lidhje dhe se Adrola është zhvendosur në Prishtinë, ndërsa shpesh janë parë bashkë në publik.
Albin Gashi ka lindur në vitin 1989 në Prishtinë dhe u shqua si basketbollist i talentuar andaj në vitin 2008 përmbylli shkollën e mesme në Dallas, Texas. Ai ka përfunduar studimet e larta në Fordham University në New York, i diplomuar në Studime Ndërkombëtare.
Emri i Gashi-t është i njohur në mesin e rrethit të showbizit për shkak se është përfolur për romanca me këngëtare të njohura dhe si organizatorë i eventeve të njohura muzikore.



















