KreuStil Jetese

Një shkëndijë në emision mes këngëtarit dhe balerinës Isida Mollaymerit? “Po ta dija më herët që ti ekzistoje, ti do…”

Lorenc Hasrama është një ndër artistët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar.

I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, për të folur mbi temën më mirë single apo i martuar.  Lorenci gjithashtu ka performuar këngën që e ka në bashkëpunim me Olsi Bykykun “Si të flas”.

Ai dhuroi një performancë shumë emocionuese duke kënduar live, por lezetin më shumë ia dha balerina e njohur Isida Mollaymeri, e cila u çua dhe kërceu në mënyrë shumë sensuale dhe klas pranë tij.

Menjëherë pas përfundimit të performancës, Lorenci ka treguar se ka qarë shumë kur e ka shkruar këtë këngë, por ndër të tjera i ka dedikuar edhe disa fjalë të bukura balerinës së njohur Isida Mollaymerit.

“Kur e kam shkruar këtë këngë kam qarë çdo fjalë që kemi shkruar dhe po ta dija që ti ekzistoje, më fal por unë nuk jam aq i përhapur nëpër botën e shoëbizit, ti do ishe më kryesore se ne aty në skenë kur e kemi kënduar”, është shprehur Lorenci.

“Ta kesh parasysh për projektet e radhës”, shtoi Roza Lati, ndërkohë që Flavio Qarri theksoi “ose për projektin e jetës”. 

 

 

i cili ka kënduar këngën “Si të flas”, ku lezetin ia shtoi balerina e njohur Isida Mollaymeri? | @lorenc_hasrama @isidamollaymeri @jonida.shehu @topchannelalbania

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF