KreuStil Jetese

Pas humbjes së babait, Enca flet për herë të parë!

Familja e këngëtares Enca Haxhia ka pësuar një humbje të madhe fundjavën që lamë pas, pasi babai i 24 vjeçares është larguar nga jeta.

Ndarja e parakohshme nga jeta në moshën 64-vjeçare, ka shkaktuar një dhimbje të madhe të artistja e cila kishte vendosur të qëndront enë heshtje e që ka folur për herë të parë për humbjen e babain mëngjesin e së enjtes.

“Faleminderit nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Si e keni kuptuar unë e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjërat që i kam afër zemrës, ndaj po e lë me kaq”, shkruan këngëtarja 24-vjeçare.

I ati i Encës humbi betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh. Ai la pas bashkëshorten dhe dy vajzat Encën dhe Uindin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF