KreuStil Jetese

Ndodh rrallë/ Alketa Vejsiu publikon një foto të djalit të vogël

Pas angazhimeve intensive në “Sanremo” dhe intervistat që pasuan suksesin e saj në festivalin italian, Alketa Vejsiu më në fund ka nisur pushimet me familjen e saj.

Alketa po pushon në Alpet italiane dhe së bashku me të ndodhen edhe fëmijët e saj Nikol dhe Lionel. Mëngjesin e kësaj të premteje, prezantuesja e njohur shqiptare ‘është dorëzuar’ duke publikuar një foto të djalit të saj që qëndron në dritare duke shijuar peizazhin nga shtëpiza e drurit ku po qëndron familja.

“Djaloshi im është një burrë i vogël. Dritë dielli. Bekim i Zotit’, shkruan Alketa në foton e të birit.

Alketa Vejsiu është e martuar me biznesmenin Ardi Nelo dhe janë prindër të dy fëmijëve: vajzës Nikol dhe djalit Lionel.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF