Kim Kardashian është rikthyer në Paris dhe nuk ka hequr dorë nga stili i saj karakteristik qe synon të tërheqë vëmendjen maksimalisht! Ylli i reality show-t ndodhet në kryeqytetin francez me rastin e javës së modës dhe për të marrë pjesë në një event të organizuar atje nga i shoqi, Kanye West. Kim befasoi me veshjet e saj ekstravagante prej latex-i.
Ajo padyshim di sesi ta shokojë audiencën! Kim u shfaq me tre të tilla, secila me ngjyrë të ndryshme: kafe cokollatë, nudë rozë dhe kamel.
Qe të treja veshjet Balmain përbëheshin nga pjesë të realizuara krejtësisht me latex, panatollan e xhaketa të puthitura pas trupit, ndërsa shpatullat evidentoheshin ndjeshëm.
Një kombinim të ngjashëm zgjodhi edhe motra e madhe e saj, Kourtney Kardashian, që nuk ka ngurruar të përfitojë nga rasti për të ekspozuar format e saj.

Marakeshi, mrekullia e quajtur “Qyteti i kuq”



Vdes Zyrtari iranian nga Coronavirus!

Rasti i parë me koronavirus konfirmohet në NYC!


Ballë për ballë: Monika Lubonja & Tea!

Horoskopi ditor, e Hënë 2 Mars 2020









Java e Modës: Fashionistët zbarkojnë në Paris!


