Virusi vazhdon të ndikojë industrinë e modës! Gucci ka anuluar shfaqjen “Cruise 2021” për shkak të koronavirusit që ka shpërthyer.
Sfilata, e cila ishte planifikuar të mbahej në 8 Maj në san Francisco, është eventi më i fundit i industrisë së modës që ndikohet nga virusi.
Zëdhënës të Gucci-t e shpjeguan vendimin e marrë si një masë paraprake, si shkak i pasigurisë së vazhdueshme shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit.
“Vendimi për datën dhe vendndodhjen e re të shfaqjes do të shpallet së shpejti, sapo situata të bëhet pak më e qartë. Në këto momente, mendimet tona janë me të gjithë të prekurit në mbarë botën”, thotë marka luksoze italiane.
Anullimi i një eventi të tillë vjen pas vendimit të Prada-s për të shtyrë shfaqjen për shkak të virusit në fjalë, shfaqje e cila ishte planifikuar të mbahej në 21 Maj në Tokio.
















Marakeshi, mrekullia e quajtur “Qyteti i kuq”



Vdes Zyrtari iranian nga Coronavirus!
