KreuStil Jetese

Victoria Beckham sapo na dhuroi imazhin më të ëmbël të babi David me të birin

Victoria dhe David Beckham ndan një meazh shumë të bukur dhe të ndjerë për ditëlindjen e 21-të të djalit të tyre të madh, këtë të mërkurë.

Brooklyn feston sot ditëlindjen e tij dhe prindërit kanë ndarë një foto të adhurueshme të shkrepur në ditën speciale kur i biri erdhi në jetë.

45-vjeçarja dhe futbollisti 44-vjeçar nuk mund ta fshehnin krenarinë për djalin e rritur në të cilin është shndërruar i biri sot

Në foto shihet David asokohe 23 vjeç duke mbajtur në krah të birin e porsalindur, me flokët e tij të famshme bjond ndërkohë që ka qenë në kulmin e karrierës.

Stilistja shkruan: “21 vjet më parë sot shpirti më i bukur erdhi në jetë dhe ndryshoi jetën tonë përgjithmonë”. “I ndjeshëm, i ëmbël, i sjellshëm dhe shumë gazmor, ti je gjithçka e jona. Të dua shumë. Gëzuar ditëlindjen”.

Një tjetër foto të vjetër postoi edhe David gjatë pushimeve të Brooklyn në fëmijëri që shihet duke i buzëqeshur kamerës.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF