Është një pyetje që ngjalli mjaft diskutim në studion e “Ftesë në 5“, e në fakt, me të cilën jemi përballur të gjithë. Dikur ishte thuajse e përligjur që paratë në shtëpi i mbante burri ( shtylla e shtëpisë), por gjërat kanë ndryshuar shumë. Dhe opinioni në studio ishte i ndarë mes atyre që thoshin se pagën e mban vetë ai që punon dhe të tjerë që thonë se financat duhet të mblidhen e të menaxhohen nga një dorë. Por ajo që i bëri të gjithë të qeshin, ishte përgjigja e vetë Bieta Sulos. Kush i mban paratë në familjen e tyre? “ Zonjë deri në fund. Albani, “ u shprej ajo duke mos e mbajtur gazin as vetë!



















