Meghan Markle ishte mishërimi i elegancës në Endeavor Awards në Londër mbrëmjen e kaluar. Dukesha e Sussex kishte veshur një fustan të bukur në një ngjyrë bojëqielli “elektrike” të fortë nga Victoria Beckham.
Fustani kishte mëngë të shkurtra dhe vinte I puthitur, me një gjatësi pak poshtë gjurit. Cmimin, në Farfetch.com e ka 1,285 dollarë. Të mrekullueshme ishin dhe këpucët kamosh në ngjyrë blu të errët nga Manolo Blahnik, në prerje klasike e me takë të lartë.
Canta e dorës ishte nga Stella McCartney, stilistja që krijoi fustanin e saj të martesës. Meghani nuk ishte kursyer me grimin, ndërsa flokët kishte zgjedhur t`I mblidhte bisht, një model ky që shkonte mjaft me fustanin gjysëm sportiv. Dukesha dukej mjaft e qeshur, dhe aspak e shqetësuar për krizën që i shkaktoi familjes mbretërore shkëputja e saj dhe bashkëshortit, Harry.



















