Ditën e djeshme, vajza e politikanes Elisa Spiropali, Nalta ka festuar ditëlindjen e saj. Në një mesazh urimi të publikuar për të bijën në rrjetet sociale, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i dedikon fjalët e ëmbla asaj që e bëri nënë për herë të parë.
“Kripa ime, prej pesë vitesh i jep shije gjithçkaje. Ta gëzosh Nalta e mamit, të dua sa s’thuhet❤”, shkruan Spiropali bashkëngjitur dy fotove të Naltën si bebe dhe tashmë më e rritur.
Nalta erdhi në jetë më 4 Mars të 2015-ës, ndërsa vetëm pak javë më parë politikania e majtë ka sjellë në jetë edhe fëmijën e dytë, djalin Kren.