Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë duke vizituar këto ditë Irlandën, dhe sigurisht, ky ishte një tjetër rast që Kate Middleton të “shpaloste“ kombinimet e saj njëra pas tjetrës. Ndaj vëmendja tek ajo fokusohet në rrugëtime të tilla edhe mbi veshjen. Megjithatë, Kate befasoi këtë radhë sepse u shfaq me të njëjtën pallto që e ka që nga viti 2008 , që përpara se të bëhej pjesë e familjes mbretërore!
Palltoja e bardhë i rri ende shkëlqyeshëm; sa mirë kur pas kaq vitesh ke ende të njëjtin trup dhe të bëjnë rrobat e vjetra apo jo?
Dukesha ka mundësi të blejë cfarë t`i dojë zemra, por duket qartë se pas disa gjërave të vjetra si kjo pallto është thjesht e afeksionuar!



















