KreuStil Jetese

Një jetë në ekran, ‘shpërthen’ Ketrin Gjoca: Drejtuesit e rinj më hoqën nga puna, ky s’është televizion

Ketrin Gjoça është një ndër figurat më të dashura në radhët e preznatuesve sidomos për fëmijët. Njëra prej ikonave të televizionit shqiptar, Gjoça ka qenë e njohur për të gjithë si “Teta Keti” e famshme e emisioneve për fëmijë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin Rreze Dielli në “Report Tv”, prezantuesja ka folur edhe për një episod aspak të këndshëm të largimit të saj nga ekrani pas 3 dekadash.

Gjatë  intervistës në studio, Ketrin përmendi faktin se figurat e vjetra të ekranit janë eleminuar, për t’u zëvendësuar me ato të rejat. E revoltuar mënyrën e si e eklipsuan nga ekrani, Ketrin shprehet se nuk i mungojnë idetë, megjithatë askush nuk i ka dhënë mundësinë që ajo të bëjë diçka në ekran.

“Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë se duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit televizion të ri, heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni!

Kam disa programe në mendje, ndaj më vjen keq që nuk jam në ekran. Mungojnë programe për fëmijë. Nuk po them si në atë kohë, ama të lutem shumë, nëse dikush thotë po Keti ‘ti nuk erdhe të sjellësh një ide’, nuk vuajmë për ide. Dikush duhet të më thërrasë të më ngarkojë diçka.

Sapo erdhën drejtuesit e ri, më hoqën programin me të cilën isha në transmetim. Unë isha me një program në transmetim, aneksim në mënyrë jo elegante. Është hera e parë që e them këtë gjë, por do ta thoja edhe sikur mos të pretendoja të dilja në ekran.”- është shprehur prezantuesja.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF