Me konfirmimin e dy rasteve të para të Koronavirus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka bërë një mbledhje urgjente qeverie për të informuar publikun rreth situatës aktuale në vend si dhe u bëri thirrje qytatarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos panikosen.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se janë marrë të gjitha masat sipas udhëzimeve të OBSH-së por për të ndaluar përhapjen e virusit qeveria mori masën e mbylljes së të gjitha shkollave për të paktën 2 javë.
Gjithashtu do të anullohen të gjitha aktivitetet kulturore e sportive si dhe fluturimet në zonat e kuqe për të paktën deri më 3 prill.



















