Kompozitori i njohur i shumë hiteve shqiptare, Kledi Bahiri ka nisur prej pak kohësh një romancë të re dashurie. Sipas revista “Who”, artisti po shijon lidhjen e dashurisë me partneren e tij, e cila nuk është emër i panjohur për publikun.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën Bahitit mësohet se është Pejana Elezi, bukuroshja nga Tirana e cila prezanton një emision sportiv në RTSH.
Moderatorja sportive dhe kompozitori kanë vendosur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut romancën e tyre, ppor duket se fotoja e profilit të vendosur nga prezantuesja në Instagram ka konfirmuar edhe zërat.
Një foto që po qarkullon në rrjet është ajo e çiftit gjatë një udhëtimi jashtë vendit ku djali që përqafon Pejanën ngjan në look me Kledin.



















