KreuStil Jetese

Koronavirusi nuk i dëmton shumë shtatzënat dhe foshnjet e tyre!

Gratë shtatzëna duket se nuk janë shumë të ndjeshme ndaj simptomave të rënda Covid-19 dhe nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë, thotë the Guardian.Udhëzimet e reja të lëshuara nga Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve në Mbretërinë e Bashkuar, ofrojnë siguri për gratë shtatzëna në vend duke treguar se për to apo foshnjet e tyre, nuk ka rrezik të madh.

Duke cituar gazetën prestigjoze britanike, Top Channel thotë se shtatzënat e kanë të ndryshuar sistemin imunitar, e kjo mund t`I bëjë më të rrezikuara nga komplikacionet nëse  ekspozohen kundrejt viruseve si gripi. Disa sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes gjithashtu mund të shkaktojnë sëmundje të rënda tek foshnjat e vogla. Por bazuar në të dhënat e disponueshme, asnjë nga këto modele nuk është parë tek Covid-19.

Edward Morris, presidenti i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha se”  ky është një virus shumë i ri, e ne sapo kemi filluar të mësojmë rreth tij, kështu që udhëzimet do të rishikohen rregullisht sapo të dalin prova të reja. Ai shtoi se “gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm ka të ngjarë që gratë shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar do të testojnë pozitive për koronavirusin. Megjithatë, vazhdon TCH, edhe pse të dhënat aktualisht janë të kufizuara, ato ofrojnë një lloj “garancie“ se nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalojë tek fëmija gjatë shtatëzanisë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF