KreuStil Jetese

CORONAVIRUS/ Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

CORONAVIRUS/ Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në

Pak para mesnatës së mbrëmshme burimet zyrtare në vend kanë konfirmuar 4 raste të reja personash të prekur nga virusi COVID-18.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezultoi se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirmuan të parët në vend. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkaq rasti i 4-t është ai i një të riu të moshës 31-vjeçare me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi në Milano 6 ditë më parë dhe ku ka qëndruar vetëm për një ditë në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e para, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF