Reagimi ndaj përhapjes së coronavirus ka qenë i menjëhershëm në mjaft nga sipërmarrjet që mund ta zhvillojnë punën e tyre nga shtëpia.
Bordo.al vijon në mënyrë të pandalshme punën për informimin e publikut, ku sigurisht tema kryesore është çdo informacion që lidhet me virusin CONVID 19, megjithatë prej ditës së djeshme puna e stafit po realizohet nga shtëpia, kjo jo vetëm për të qenë pranë fëmijëve (në rastet kur punonjësit janë prindër), por për të gjithë në mënyrë që të evitohet sa më shumê lëvizja, kontakti me njerëz të tjerë, shpërndarja e virusit dhe përhapja e një epidemie të mundshme…!
Përtej rregullave strikte, që mjekët japin në lidhje me higjenën, tanimë, duhet konsideruar “lëvizja” si rreziku më i madh i shpërndarjes së virusit, këshillë që mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, u kujdes ta theksonte në çdo dalje të tij gjatë ditës së djeshme në ekranet shqiptare.
Andaj, është e rëndësishme që të mos lëvizet në rastet, kur nuk ka nevojë.
Ky lajm nuk ka qëllim të tregojë se BORDO po bën diçka që askush nuk e ka bërê, përkundrazi do të donim të sensibizonim sa më shumë njerëz, që në të mirë të shëndetit të tyre, në të mirë të shëndetit të të afëmrve dhe të njerëzve të tjerë, të gjejnë mënyrat për të qenë efektiv sa të munden nga shtëpia!
te ngjashme



Horoskopi ditor, e mërkurë 11 mars 2020












Horoskopi i ditës, 10 mars 2020



Njihuni me bimët që mbajnë larg viruset!

