
Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.
Ajo është e moshuara që rezultoi rasti i parë i infektuar në qytetin Durrësit.
Sipas “Top Channel” ditën e sotme 73-vjeçarja ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 12 raste individësh të prekur nga Covid-19, një prej të cilëve është viktima që ishte kthyer nga Italia vetëm disa ditë më parë.