KreuStil Jetese

Reagon ashpër shefja e ISHP-së: Për çfarë i mbani maskat kur rruga është bosh?

Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, është një ndër zërat më aktiv  në këto ditë që vendi është prekur nga virusi Covid-19.

Shpesh në konferenca dhe studio televizive për të informuar qytetarët për situatën dhe për të dhënë këshilla të vlefshme, Bino duket se është nervozuar së tepërmi me një nga sjelljet e hasura nga qytetarët shqiptarë e që lidhet me përdorimin e maskave mbrojtëse.

Në një reagim të ashpër përmes një statusi në rrjete sociale ajo shkruan:

Se për çfarë i mbajnë maskat kur shëtisin qenin në darkë dhe rruga është bosh, kur udhëtojnë vetëm me makinë apo ka filluar dhe lypja me doreza ose maskat te qafa për të thënë që i kemi. Ju mbrojnë shumë sjellje të tjera jo maskat vend e pa vend”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF