Shënohet lojtari i parë i prekur me koronavirus në Itali. Ai është mbrojtësi i Juventusit Daniele Rugani.
Ka qenë klubi i futbollit italian, Juventusi që ka lajmëruar se mbrojtësi Rugani ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Skuadra ka deklaruar se ka aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit që kërkohen sipas ligjit. Klubi është shprehur se 25-vjeçari aktualisht nuk ka simptoma.
“Futbollisti Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 dhe për momentin është pa simptoma. Juventus Football Club ka aktivizuar në këto momente të gjitha procedurat e izolimit që parashikohen nga ligji, përfshirë edhe personat që kanë pasur kontakt me të”, thuhej në njoftimin e klubit.
Në këtë mënyrë Daniele Rugani bëhet lojtari i parë i prekur në Serie A. Të gjitha sportet në Itali janë pezaulluar deri më 3 Prill, duke qenë që është izoluar pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit
Kujtojmë se vetëm 3 ditë më parë mbrojtësi i Juventuesit ka qenë në ndeshje dhe është fotografuar edhe ne dhomat e zhveshjes shume festuar me gjithë lojtarët fitoren ndaj skuadrës së Interit.

Horoskopi ditor, e enjte 12 mars 2020










Horoskopi ditor, e mërkurë 11 mars 2020








