KreuStil Jetese

SHBA ndalon për 30 ditë fluturimet nga Europa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e të gjitha udhëtimeve nga Europa.

Kjo masë drastike është marrë në mënyrë që të frenohet përhapja e Covid-19 në SHBA.

Pezullimi i fluturimeve vlen vetëm për shtetasin e huaj që duan të hyjnë në SHBA dhe jo për qytetarët amerikanë, që do të jenë paraprakisht të kontrolluar. Masa nuk vlen për mallrat që vijnë nga Europa por vetëm për njerëzit.

Deri më tani, numri i personave të infektuar më koronavirus në SHBA është 1,336 dhe brenda 24 orëve janë shtuar 35 raste të reja ndërsa kanë ndërruar jetë 38 persona.

Ndërkohë, numri total i të infektuarve në Evropë ka shkuar në 23,339 ndërsa 951 është numri i personave që kanë ndërruar jetë. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF