KreuStil Jetese

Udhëtoi nga Italia 2 javë më parë, vetëkarantinohet analisti i njohur shqiptar!

Analisti i njohur shqiptar Fatos Lubonja ka pasur nje histori udhëtimi nga Italia gati 2 javë më parë dhe për shkak të rrezikut të infektimit nga virusi Covid-19 ka zgjedhur të vetëkarantinohet në shtëpinë e tij.

Këtë e ka bërë të ditur për publikun gazetari Sokol Balla, i cili teksa i drejtonte pyetje drejtorit të Urgjencës Kombëtare, tha: “Nga fjala e kryeministrit paradite dhe sot në mbrëmje, unë kam dhe ndonjë pyetje. Ka shumë njerëz që nuk e kanë të qartë si funksionon vetëkarantinimi që e kanë kërkuar autoritetet. Si vlen karantinimi. Pra çdo njeri që ka qenë jashtë kur dhe është kthyer kur?

Nuk besoj që Fatosi do ma marri për keq që po ia përdor rastin e tij. Zoti Lubonja i cili është kthyer para 13-14 ditësh nga Italia është mbyllur në shtëpi dhe kërkon të dijë si është e vërteta”.

Fatos Lubonja është një ndër gazetarët dhe analistët e njohur në vend i cili ka zgjedhur që pas udhëtimit të tij Itali, një nga vendet më të prekura me koronavirus- prej pak ditësh e shpallur edhe Zonë e Kuqe- ka vendosur të vetëndërgjegjësohet dhe të qëndrojë në shtëpi pas kthimit në Shqipëri. Num dihet gjendja aktuale e alalistit apo nëse Lubonja i është nënshtruar testit të Covid-19.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF