Në mesin e gjithë situatës së vështirë të krijuar në vend, një ndër mendimet tona duhet të shkojë padyshim tek ata, te heronjtë e kësaj beteje: mjekët, infermierët dhe sanitarët që po luftojnë në vijën e parë virusin Covid-19.
Prej ditësh në luftë me një ”armik” të panjohur, që u rrezikon jetën atyre dhe familjarëve, heronjtë e Infektivit, kanë shpërndarë një mesazh sensibilizues në Facebook, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
“Për të gjithë ju që na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv , te kthyer ne karantinë tashme. Jemi ne infermieret, mjeket, sanitaret ato që kemi qene gjithmonë ne shërbimin tuaj veçse tani ka ndryshuar uniforma jone. Por ne jemi sërish te njëjtët veçse ne nja mision te vështirë qe të gjithë ju s’do e kuptoni! Ne jemi me të rrezikuarit nga te gjithë, ne rrezik është dhe familja jone ndaj ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesin si ia dalim ! Se ne të gjithë bashke ia dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shendosh e mirë nga ky mision! Me mbështetjen e madhe te shefes sone prof. Najada Çomo do ia dalim jam e bindur për këtë ! Ju lutem juve qëndroni ne shtëpi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem për stafin tim, per kliniken e pare te spitalit infektivit!”
Ky mesazh nuk ka kaluar pa vëmendjen e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila e ka rishpërndarë mesazhin e mjekëve duke shprehur krenarinë për punën e tyre.

Horoskopi i ditës, 13 mars 2020



SHBA ndalon për 30 ditë fluturimet nga Europa




Horoskopi ditor, e enjte 12 mars 2020










Horoskopi ditor, e mërkurë 11 mars 2020

