KreuStil Jetese

E JASHTËZAKONSHME! Ronaldo shndërron në spitale hotelet që ka në pronësi

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i tregojë botës që përveçse një sportist i madh është edhe një njeri i madh.

Mediat e huaja shkruajnë se ylli i futbollit që ka në pronësi dy hotele ‘Pestana CR7’ në Portugali, ka marrë vendim që t’i ata shndërrojë përkohësisht në spitale.

“Marca” ka raportuar se portugezi ka vendosur që t’i shndërrojë këto hotele në spitale falas për të gjithë të prekurit nga pandemia coronavirus COVID-19.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka marrë një veprim për tu duartrokitur në vendlindjen e tij Portugali, ku po qëndron edhe vet i izoluar pas epidemisë që shpërtheu në Itali.

Të gjitha hotelet ‘Pestana CR7’ që janë në pronësi të Cristianos nga ditët e ardhshme do të shndërrohen në spitale falas për pacientët e prekur nga coronavirus”, shkruan Marca. E përditshmja spanjolle raporton se Ronaldo do t’i paguajë edhe mjekët dhe infermierët që të kujdesën për pacientët që të kenë një mjekim sa më të mirë.

Ronaldo gjithashtu do t’i paguajë mjekët e infermierët si dhe gjithë punëtorët e hotelit. Këto hotele do të shndërrohen në spitale deri sa të kalojë pandemia coronavirus me të vetmin qëllim që shteti i tij Portugalia ta përballojë sa më lehtë këtë moment të vështirë”, shkruan “Marca”.

Ky gjest i Cristiano Ronaldos është vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga mediat botërore, por edhe nga tifozët e futbollit.

Dy hotelet në pronësi të Ronaldos ‘Pestana CR7’ janë në kryeqytetin portugez Lisbonë dhe në qytetin e tij të lindjes Madeira.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF