Aktori i njohur Dennis Quaid dhe e fejuara e tij Laura Savoie kanë shtyrë ceremoninë e tyre të martesës.
Çifti i njohur vendosi ta zhvendos për një moment tjetër dasmën duke i thënë të ftuarve se kjo lidhet me disa probleme udhëtimi dhe jo për shkak të koronavirusit, shkruan Us Weekly.
Por, megjithë nënvlerësimin e pandemisë COVID-19 si shkak, prapëseprapë mund të supozohet se çështjet e udhëtimit ’kanë të bëjnë me kufizimet e udhëtimeve ajrore dhe uljen e kërkesave për të udhëtuar këto kohë për shkak të përhapjes së COVID-19.
Ylii i “The Great Balls Of Fire!” i propozoi për martesë të dashurës së tij 26-vjeçare në Tetor të 2019-ës në Turtle Bay në Oahu, Hawaii.
Sa i përket diferencën gati 40-vjeçare në moshë midis dyshes, 65-vjeçari është shprehur më herët në një intervistë duke thënë: “Unë nuk dal me dikë nisur nga diferenca e moshës apo për të gjetur dikë shumë më të re se unë. E takova Laura-n në një evemt biznesi dhe pastaj lidhja u zhvilluar. Unë nuk bie lehtë në dashuri ndaj nuk mund të lejojë mrndimet e disa njerëzve të më ndikojnë në këtë”.
Ai ka qenë 3 herë i martuar dhe thotë se kjo është hera e fundit pasi e ndjen se ka gjetur të duhurën.










Koronavirus mbyll dyert e Broadway!




Horoskopi i ditës, 13 mars 2020



SHBA ndalon për 30 ditë fluturimet nga Europa


