
Ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga Covid-19 në vend. Lajmin e përfitësuar e ka dhënë Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico në një konferencë për shtyp pak minuta më parë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar pesë raste të reja ndërsa deri më tani janë testuar 505 persona.
Kështu shpërndarja gjeografike e të prekurve nga koronavirus është: Tirana 22 raste, Durrësi 5 (përfshirë edhe viktimën e parë), Lushnja 2, Elbasani 2, Fieri 5, Rrogozhina 2 raste.
Dy prej të prekurve, një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri janë në gjendje të rëndë e po mbahen në terapi intensive.
12 janë të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të stabilizuar.







Stil Jetese
Koronavirus mbyll dyert e Broadway!




Stil Jetese
Horoskopi i ditës, 13 mars 2020



Stil Jetese
SHBA ndalon për 30 ditë fluturimet nga Europa




Stil Jetese
Horoskopi ditor, e enjte 12 mars 2020

