Dy ditë më parë mbrojtësi i Juventus Daniele Rugani rezultoi pozitiv në testin e Covid-19, rezultat ky që shkaktoi alarm në radhët e skuadrës italiane.
Në mesin e lojtarëve që zgjodhën menjëherë të vetizoloheshin ishte edhe Cristiano Ronaldo, i cili më pas kreu edhe testin për të parë nëse ishte infektuar me koronavirus.
Kështu analiza e një ndër sportistëve më të paguar në botë ka dalë dhe përgjigjia ështe negative. Cristiano Ronaldo nuk është infektuar meCovid-19, pavarësisht se qëndron në karantinë në Madeira, qytetin e tij të lindjes.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i ishullit portugez ndërsa mësohet se ylli i Juventus do të qëndrojë në shtëpi, përsa kohë që risku i prekjes është shumë i lartë.






Stil Jetese
Koronavirus mbyll dyert e Broadway!




Stil Jetese
Horoskopi i ditës, 13 mars 2020



Stil Jetese
SHBA ndalon për 30 ditë fluturimet nga Europa




Stil Jetese
Horoskopi ditor, e enjte 12 mars 2020


