Puntata e kësaj të shtune e programit “Dua të të bëj të lumtur” çeli me histori prekëse të një burri, që një burri që ishte braktisur nga nëna e tij biologjike 53 vite më parë e të cilën ai e kërkonte në emision.
Petriti kishte kohë që dëshironte të gjente nënën e tij, madje i ishte drejtuar edhe emisioneve të tjera televizive, por fatkeqësisht nuk i’a kishte dalë dot mbanë. Pas një pune kërkimore prej më shumë se një viti, gazetarët e redaksisë e kishin mundur t’ja gjenin të ëmën Petritit.
Në studio u tregua dhe historia e jetës së tij dhe kalvarit i vuajtjeve që kishte kaluar në fëmijëri. Ai ishte birësuar që i vogël, nga dy prindër të cilët ishin tepër të mëdhenj në moshë. Deri këtu dukej sikur ai kishte gjetur ngrohtësine e munguar, por fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe i ati i Petritit kishte ndërruar jetë dhe nëna ishte detyruar të shkonte në azil.
Petriti tashmë kishte mbetur i vetëm dhe për mbi 7 vite kishte jetuar sa me një vend në tjetrin, në kushte tepër të vështira.
Nëna biologjike e Petritit e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe pranoi që ai ishte djali i saj. Zonja Farije, nëna biologjike, rrëfeu historinë e jetës dhe tregoi që ishte detyruar që ta braktiste Petritin. “Më dhunonte ish-bashkëshorti dhe ai nuk e donte fëmijën, për këtë arsye u detyrova ta lë Petritin në spital.”
Nga ana tjetër Petriti tepër i emocionuar dhe me lot në sy u shpreh: “Nuk dua të të gjykoj, nuk dua të të kërkoj llogari për asgjë. Dua vetëm të të falenderoj që më dhe jetë dhe dua të të njoh! Faleminderit!”.



Horoskopi ditor, e dielë 15 mars 2020












Koronavirus mbyll dyert e Broadway!




Horoskopi i ditës, 13 mars 2020
