KreuStil Jetese

Riktheheni në punë të hënën? Ja oraret kur do të lejohet lëvizja

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije masat e reja që janë marrë për këtë rifillim jave për të gjithë ata që do të rikthehen në punë.

Siç ka sqaruar Rama në një postim të bërë në Facebook, qeveria ka pasur një konsultë në distancë për të vendosur se si do të mund të udhëtoni me makinën tuaj privatë për t’u rikthyer në punë.

Në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije dhe oraret kur do të lejohet të qarkullojnë makinat.

Kështu, është vendosur që të lejohet qarkullimi deri në orën 8 të mëngjesit dhe pasdite vetëm në orën 16:00-17:00.

Në të kundërt, ata që shkelin rregullin do të ndëshkohen me heqje të patentës deri në tre vite”,- sqaron kryeministri.

“SAPO KEMI MBARUAR KONSULTIMET E QEVERISË NË DISTANCË!

TË GJITHË ATA QË DITËN E HËNË DHE NË VIJIM DO TË JENË TË ANGAZHUAR PËR PUNË, NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT, DO TË MUND TË QARKULLOJNË ME AUTOMJETE VETËM DERI NË ORËN 08.00 TË MËNGJESIT DHE NGA ORA 16.00 DERI NË ORËN 17.00 TË PASDITES

QARKULLIMI I AUTOMJETEVE QË NUK JANË PJESË E SHËRBIMEVE SHTETËRORE NË LËVIZJE APO SHËRBIMEVE PRIVATE QË E KANË TË DOMOSDOSHME LËVIZJEN, DO TË JETË E NDALUAR RREPTËSISHT PËR ÇDO AUTOMJET TJETËR JASHTË FASHAVE TË LEJUARA PËR VAJTJA/ARDHJE NË PUNË

SHKELJA E REGJIMIT TË QARKULLIMIT TË IMPONUAR NGA KUSHTET E LUFTËS ME ARMIKUN E PADUKSHËM QË KËRKON PENGJE NË FAMILJET TONA, DO TË NDËSHKOHET ME HEQJEN E PATENTËS SË DREJTIMIT PER 3 VJET!

QEVERIA DO TË PUBLIKOJË NESËR AKTIN – NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA ADMINISTRATIVE QË DO TË HYJNË NË FUQI MENJËHERË, DERI NË PËRFUNDIMIN E KËSAJ LUFTE PËR TË MBROJTUR SA MË FORT JETËN E ÇDO SHQIPTARI

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF