KreuStil Jetese

RASTE TË REJA/ Shkon në 42 numri i të prekurve, mes tyre 2 mjekë

RASTE TË REJA/ Shkon në 42 numri i të prekurve, mes tyre 2

Raportimet më të fundit për Covid-19 në vendin tonë janë dhënë pak minuta më parë nga zv. Ministrja e Shëndetësisë.

Në një konferencë të para pak minutave ajo tha se

“Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna në terren pa u ndaluar. Janë testuar 27 persona të dyshuar qytetarë dhe personale. 4 raste të reja janë konfirmuar. Janë testuar në total 532 raste dhe janë pozitiv vetëm 42 raste.”

Ndërkaq u bë me dije se në mesin e të infektuarve janë edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” që kanë qenë në kontakt më një prej të infektuarve.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.”

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF