Koronavirus ka “zbarkuar” në Francë dhe Spanjë duke i detyruar dy shtetet e mëdha të vendosen në karantinë.
Mediat ndërkombëtare shkruaj ë se si masë për të ndaluar përhapjen e Covid-19, dy shtetet kanë mbyllur tëgjitha ambientet publike, lokalet e restorantet dhe kjo për shkak të rasteve të shtuara të infektuarve me virus.
Spanja ka njohur numrin më të madh të rasteve e renditet si shteti me numrin më të lartë të rasteve të infektur në Europë, pas Italisë.
Nga ana tjetër Franca, siç njoftoi kryeministri i vendit Edouard Philippe, do të mbyllë restorantet, dyqanet e veshjeve, kinematë, klubet e natës dhe lokalet do të mbyllen. Philippe e cilësoi virusin si një nga krizat më të mëdha shëndetësore të shekullit.