Koronavirusi është përhapur në 123 shtete, me mbi 135.400 raste të konfirmuara dhe mbi 5000 të infektuar që kanë humbur jetën
Tashmë “pandemi”, virusi duket se nuk kursen askënd, e madje as personazhet e famshëm nuk janë imunë ndaj COVID-19, ç’ka ka detyruar mbylljen e shfaqjeve në Broadway, ndeshjeve, programeve televizive dhe produksioneve filmike .
Më poshtë do të gjeni një listë emrash të personazheve VIP të cilët i janë nënshtruar testit dhe kanë rezultuar pozitiv e të infektuar me koronavirus.
1- Giuliana De Sio
Aktorja italiane njoftoi se është hdukir nga rrjetet sociale dhe dalje publike për shkak se prej dy javësh gjendet e izoluar dhe e shteuar në spital në Romë për shkak të infektimit me koronavirus. Ylli i kinemasë italiane ka ndarë me publikun përjetimet dhe orët e tmerrit nën terapi e ka dhënë ljamin se tashmë është shëruar dhe ka mundur të mundë Covid-19.
2- Tom Hanks dhe Rita Wilson
Çifti i aktorëve ka qenë në Australi kur testi i tyre i koronavirus rezultoi pozitiv. “Kemi Covid-19 dhe jemi në izolim, në mënyrë që mos ta përhapim tek askush tjetër. Tek disa njerëz kjo sëmundje zhvillohet më shumë dhe mund të jetë serioze” ka shkruar Tom Hanks në Instagramin e tij.
3- Daniele Rugani
Mbrojtësi i Juventusit, 25-vjeçari Rugani është i pari sportist i infektuar në Seria A.
4- Rudy Gobert
Ylli 27-vjeçar i NBA, që luan me skuadrës e Utah Jazz vetëm pak ditë më parë rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.
5- Donovan Mitchell
Një tjetër sportist i “Utah Jazz” dhe shok skuadre me Gobert rezultoi i infektuar. Ai është 23-vjeçari Donovan Mitchell.
6- Mikael Arteta
Trajneri 37-vjeçar i Arsenal-it është i pari i infektuar në Premier League.
7- Callusm Hudson-Odoi
Pas Arteta-s, sportisti 19-vjeçar i Premier League që luan me Chelsea njoftoi prekjen nga koronavirus të Premten.
8- Paualo Dybala
Dybala, 26-vjeçari që luan me Juventusin është sportisti kampionatit italian që rezultoi pozitiv të Premten.
9- Sophie Grégoire Trudeau
Bashkëshortja e Kryeministrit kanadez, Justin Trudeau ka rezultuar e prekur nga koronavirus. Pas daljes së analizës, politikani 44-vjeçari ka njoftuar se do të qëndroi i karantinuar për 14 ditë siç edhe kërkojnë udhëzimet e ekspertëve.
10- Nadine Dorries
Ministria e Shëndetësisë në Britani, 62-vjeçarja Dorries ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
11- Nga Nguyen
27-vjeçarja vietnamese është “pacientja zero” në radhët e industrisë së modës. Pjesëmarrëse në sfilatat e modës së Gucci-t në Milano dhe Saint Lauren në Paris, influencuesja kuptoi se ishte prekur nga koronavirus, pas vizitës mjekësore që bëri për shkak të një ftohjeje që po kalonte