Jennifer Lopez po i përgatit ndjekësit e saj për lançimin e koleksionit më të ri të këpucëve “DSW” që pritet të dalë së shpejti. Ylli i muzikës ka publikuar disa fotografi të reja që ekpozojnë këpucët ndonëse vëmendja e të gjithë fansave është te linjat e mahnitshme të 50-vjeçares.
“2 ditë” ka qenë përshkrimi që J.Lo i ka bërë fotove ndërsa etiketon në të markën “DSW” duke ljmëruar kështu si datën e daljes në treg të linjës së këpucëve 16 Marsin.
Linja e Lopez “DSW” ka dal fillimisht në treg në muajin Shkurt dhe është shitur në dyqanet “DSW Design Shoe” në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe online.
Linja është krijuar në bazë të vizionit dhe shijeve te Lopez me idenë për të inspiruar gratë të krijojnë dhe zgjedhin një jetë me vetbesim, fuqizim dhe pozitivitet.
Koleksioni mund të blihet online në faqen zyrtare të markës dhe përfshin këpucë me taka e sandale me çmime që variojnë nga $59.99 – $79.99.