
Mbërritja e rasteve të para të Covid-19 ka bërë që prej 10 marsit institucionet arsimore në vend si çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet të mbyllen. Fillimisht u tha se pezullimi i mësimit do të ishte deri më 23 mars, ndërkohë që shtimi i rasteve dhe viktomave në vend ka bërë që të ngrihet një pikëpyetje se çfarë do të ndodhë me rifillimin e mësimit.
Lidhur me këtë çështje ka folur vet ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një videomesazhi në Facebook. nëse do të hapen më 23 mars. Shahini u shpreh se nuk është marrë ende një vendim nëse shkollat do të hapen më 23 mars, por nëse shtyhet sërish, mësimi do të vijojë online.
“Ne po mendojmë dhe vlerësojmë se është e nevojshme që kur të kthehemi në shkolla, të bëjmë një përsëritje të shpejtë, por ngaqë një pjesë të madhe e mësuesve dhe nxënësve kanë rënë tashmë në kontakt dhe kanë vijuar procesin normal të mësimit, por në një format tjetër, nuk do të jetë e nevojshme që të përsërisim gjithçka me tempon e zakonshme të përsëritjes. Një vendim që nuk është marrë ende, por nëse merret, ne do të jemi të gatshëm që mësuesit t’i orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, i cili do t’i mundësojë mësuesve të vlerësojnë nxënësit e njohuritë e tyre që kanë arritur deri në këtë pikë dhe të mund të vijojnë pastaj mësimin e zakonshëm pas kthimit në shkollë. Por, kjo është diçka që do t’ju informojmë më shumë ditët në vijim kur të marrim vesh nëse do ta kemi të nevojshme ta shtyjmë procesin e mësimit nga shtëpia përtej datës 23 mars”, tha Shahini.