KreuStil Jetese

Donatella Versace dhe vajza e saj dhurojnë 200,000 euro për spitalin e Milan!

Donatella Versace dhe vajza e saj dhurojnë 200,000 euro për spitalin e

Donatella Versace dhe vajza e saj, Allegra Versace, kanë dhuruar 200,000 euro në një spital në Milano për të mbështetur luftën kundër koronavirusit.

Creative Chef i Versace, 67 vjeç dhe vajza e saj trashëgimtare, 33 vjeç, njoftuan se do t’i dhuronin shumën e madhe departamentit të kujdesit infektiv të spitalit San Raffaele në qytet, i cili ka bërë apel për ndihmë për shkak të sasisë së madhe të pacientëve që po trajtohen për virusin.

Deklarata vazhdoi, “Kjo është arsyeja pse, Allegra dhe unë kemi vendosur të bëjmë një dhurim personal prej 200,000 eurosh në repartin e kujdesit infektiv të spitalit San Raffaele në Milano. Lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo sëmundje dhe të gjithë mjekët dhe stafi mjekësor që kanë punuar në mënyrë heroike pa ndërprerje në javët e kaluara në përpjekjen për t’u kujdesur për të dashurit tanë “.

Aktualisht, Italia ka numrin më të madh të incidencave Covid-19 jashtë Kinës, me një raport të 17.660 që nga e shtuna në 14 Mars.

Influencuesja italiane Chiara Ferragni dhe burri i saj Fedez kanë mbledhur mbi 3.6 milion € për të ndihmuar në trajtimin e epidemisë së koronavirusit në Itali përmes një fushate GoFundMe.

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF