KreuStil Jetese

A do të rikthejë Koronavirus telefonatat si më parë?

A do të rikthejë Koronavirus telefonatat si më parë?

Pothuajse kisha harruar për kënaqësitë e thjeshta të te telefonuarit dikë! Në dekadën e fundit apo më shumë, njerëzit kanë hequr dorë nga telefonata. Tashmë njerëzit mendojnë, se miqtë e tyre do të irritohen ose supozojnë se është një emergjencë nësë i telefonojmë papritur.
Por për intimitet, asgjë nuk përsërit kontaktin në jetën reale si një bisedë telefonike.
Prandaj më fal nëse e mirëpres atë që duket se është “një efekt anësor” pozitiv i pandemisë koronavirus: kthimi i telefonatës sociale.

FaceTime mund të na shpëtojë ndërsa rrimë të mbyllur brenda në një vend. Ne mund t’i përdorim rrjetet tona sociale dhe video calls për festa koktej “virtuale”, dhe jam i sigurt dhe festa e Pashkës do të ndodhë me ekranet në tryezë! Duhet të them me bindje që ekziston më shumë intimitet me një audio të thjeshtë dhe pa vizuale, sepse ka më pak shpërqendrime se një video call.

Bisedat nuk janë thjesht transakcionale, kjo është një arsye që ato janë zhdukur. Teksti është më i lehtë kur doni të thoni: “Do të vonoj 10 minuta”. Eshtë edhe më e lehtë kur nuk preferoni të flisni sepse thjesht nuk dëshironi të bëni efortin emocional.

Unë isha një tifoze e hershme e telefonit sepse u rrita në një vend të vogël, më duheshin 30 minuta që të dilja në qytet. Shumica e miqve të mi jetonin në qytet, ose ishin shpërndarë në të gjithë vendin dhe ne merreshim vesh në telefon. Më të lumturit mes nesh kishin linjat e tyre telefonike. Pjesa tjetër prej nesh kishte ata telefonat ikonikë të “Princeshës”.

Kam kaluar orë të tëra çdo javë në telefon me shoqen time më të mirë. Ne shkuam në të njëjtën shkollë dhe praktikuam të njëjtin sport, por kurrë nuk kishte kohë të mjaftueshme gjatë ditës për të biseduar çdo gjë të vogël që nënat tona kanë bërë gabim, ose të flasim përshtypjet tona; djemtë që kopjuan detyrat tona të shtëpisë me premtimin se do të kërcejnë me ne një ditë në ballon e shkollës!

Të gjithë e mbajmë mend që si vajza në klasën e gjashtë, të shtatë dhe të tetë, ne kalonim aq orë në telefon sa do të vinte krejt papritur një telefonatë e prindërve të shqetësuar. Në retrospektivë, duket çmendur që prindërit tanë na lanë të monopolizojmë telefonatat në këtë mënyrë, por mendoj se ata ishin në dhomën tjetër, duke parë televizor dhe duke pirë soda!
Asnjëherë nuk mund të rimarrim përsosmërisht përvojën e telefonatave të vjetra. Ato kishin një qasje të persosur për t’u ndjerë në intimitet dhe i lidhur me dikë. Kam thënë shumë gjëra në telefon, gjëra që kurrë nuk do t’i kisha thënë personalisht, sepse do të kisha frikë.

Shumë vite më parë kur si gazetare te një revistë e famshme e kohës, u ula mes dy reporterëve të shkëlqyeshëm dhe i dëgjoja ata duke joshur me zërin e tyre dhe të qeshurat pafund, në një bisedë telefonike të vetme. Ndryshe nga cfarë ndodh në një ekran, ku pamjet përforcojnë të gjithë informacionin dhe shpërqendrojnë publikun. “A është ajo një rrënjë gri që shfaqet në flokët e saj? Nuk e dija që ajo i paska lyer!”

Por tani, ne të gjithë po fillojmë të telefonojmë njëri tjetrin. Një mbrëmje të bukur të fundjavës, ndërsa ecja nëpër korsitë e shkreta të vendit, ku nuk duhej të përdorja aftësitë e mia ekzistuese matëse për të kuptuar nëse jam gjashtë metra larg nga dikush, kam marrë një telefonatë!

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF